Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis sot Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, do të marrin pjesë 60 artistë
English

Nis sot Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, do të marrin pjesë 60 artistë

Gjirokastër, 24 shtator, NOA - Grupet folklorike shqiptare nisin sot interpretimin e tyre nga sheshi i "Çerçiz Topullit" në kuadrin e nisjes së edicionit të radhës së Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga stafi organizator i këtij aktiviteti, janë 60 artistë popullorë që do të jenë pjesëmarrës të këtij evenimenti të rëndësishëm artistik.

Koha e interpretimit për secilin nga 20 minuta që ka qenë më parë, do të bëhet 30 minuta.

Bëhet e ditur se festivali do të vazhdojë për 6 netë me radhë dhe nata e përmbyllëse e tij, 29 shtatori përkon edhe me ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Ky eveniment kulturor ndër të tjera, thuhet se do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, pjesë e UNESCO-s.

Ndërkaq, këtë vit përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar 2009 kanë përfshirë dhe rikonstruktimin e skenës, në Kalanë e qytetit muze si dhe ndërhyrje të shumta në përmirësimin e mjediseve përreth.

n.e/NOA

Â

KOMENTE