Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën
English

Presidenti Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën

Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve.

Zyra për shtyp e Sejdiut citoi sot se Presidenti i Kosovës, e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje.

Sejdiu gjithashtu u takua edhe me James Jones, Këshilltar i Presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe Ndihmës Sekretari i shtetit për Evropë, Phillip Gordon.

Gjatë kësaj pritjeje, Presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë burrështetas të tjerë, ndër të cilët edhe me Kryeministrin e Spanjës, Presidentin e Qipros, Kryeministrin e Nepalit, Kryeministrin e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Kryeministrin e Malit të Zi, Presidentin e Maqedonisë dhe Kryeministrin e Turqisë.

Mësohet se në vijim të vizitës në SHBA, Presidenti Sejdiu do të vazhdojë takimet bilaterale me burrështetas të tjerë të cilët marrin pjesë në Asamblesë Përgjithshme të OKB-së.

/a.b/e.r/NOA/

KOMENTE