Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu takon Obamën, e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës
English

Presidenti Sejdiu takon Obamën, e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës

Nju Jork, 24 shtator, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një pritje të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me të në të cilin ka përfituar nga rasti t'i shprehë falënderimet e popullit kosovar për ndihmën e dhënë prej tij.

Sejdiu më pas, i shprehu Obamës besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.

Bëhet e ditur ndërkaq se Sejdiu gjithashtu u takua edhe me James Jones, këshilltar i presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe ndihmës-sekretari i shtetit për Evropë, Phillip Gordon. Por gjatë kësaj pritje, presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë personalitete të tjerë botërore, ndër të cilët edhe me kryeministrin e Spanjës, presidentin e Qipros, kryeministrin e Nepalit, kryeministrin e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, ministrin e Jashtëm të Portugalisë, kryeministrin e Malit të Zi, presidentin e Maqedonisë dhe kryeministrin e Turqisë.

Ndërkaq, në fjalën që mbajti me rastin e Pritjes Vjetore të Liderëve Ballkanikë, presidenti i Kosovës, theksoi rëndësinë e qasjes paqësore dhe integruese të të gjitha shteteve të Ballkanit.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi rajonal, si një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për ecje të përbashkët drejt integrimeve në institucionet euroatlantike. Gjithashtu, nisur nga shembulli i Republikës së Kosovës, Sejdiu ka theksuar si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe prosperimit të rajonit respektimin e komuniteteve pakicë në çdo shtet ballkanik.

n.e/NOA

KOMENTE