Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Beqja: Kamerat në vendnumërimin e votave, nuk dhanë transparencë
English

PS, Beqja: Kamerat në vendnumërimin e votave, nuk dhanë transparencë

Tiranë, 24 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë, sipas tij, fakte të reja rreth deformimit të procesit zgjedhor më 28 qershor.

"Partia Socialiste përcjell para opinionit publik të tjera fakte rreth deformimit të procesit zgjedhor të datës 28 qershor.

Kërkesës së përsëritur të Partisë Socialiste, për të hetuar dhe zbardhur të vërtetën e këtyre zgjedhjeve përfaqësues të mazhorancës i përgjigjen me justifikimin se janë vënë në dispozicion të forcës tonë politike të gjitha filmimet e të gjithë procesit të numërimit të votave në Shqipëri.

 Edhe pse vendosja e kamerave dhe filmimi i procesit të numërimit u pa si një garanci shtesë për transparencë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se sot kur Partia Socialiste kërkon të bëjë transparencë mbi procesin e numërimit të votave filmimet e vëna në dispozicion nuk ofrojnë asnjë mundësi për të bërë transparencën e kërkuar" deklaroi Beqja.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për 7 KZAZ deri ditën e sotme nuk i ka vënë në dispozicion Partisë Socialiste asnjë minutë filmimi.

"Bëhet fjalë për filmime të vendnumërimit të votave në Durrës, në Elbasan, Peqin, Fier, Kukës, Laç, Njësinë 11 në qytetin e Tiranës.

Ndërsa për dy prej tyre filmimet janë vetëm për 10 % të kohës së numërimit. Është fjala për Krujën dhe Beratin. Për Beratin ne patëm kërkuar edhe rinumërim të votave.

Por, edhe filmimet në qendrat e tjera që janë vënë në dispozicion janë të paqarta, pa orientime të sakta, dhe shpesh ta padeshifrueshme se për çfarë QV bëhet fjalë, duke e bërë krahasimin të pamundur.

Fakti që edhe kjo garanci për transparencë nuk ekziston, konfirmon edhe një herë jo vetëm drejtësinë e qëndrimit të opozitës e cila mbështetet dhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR në të cilin thuhet së procesi i numërimit të votave në 1/3 e vendnumërimeve ka qenë i keq ose shumë i keq.

Zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit është dhe do të mbetet një kusht themelor për garantimin e demokracisë në vend" përfundoi Beqja.

k.k/NOA

KOMENTE