Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Gërdeci për Historinë 12 është një aksident teknik, por ende s'ka verdikt të drejtësisë
English

PS: "Gërdeci" për Historinë 12 është një aksident teknik, por ende s'ka verdikt të drejtësisë

Tiranë, 24 shtator NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shmaku ka dalë sot në një deklaratë për shtyp në lidhje me përmbajtjen e lëndës së Hisotrisë 12, ku autori ka futur në histori ngjarjen e Gërdecit ku e ka quajtur atë një aksident teknologjik.

Mirëpo për Shamkun një fakt i tillë është skandal për sa kohë që drejtësia ende nuk ka dhënë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit.

"Denoncuam para dy ditësh politizimin antishkencor dhe të patolerueshëm të teksteve të historisë për shkollat e mesme.

Kërkuam të hiqen menjëherë nga qarkullimi këto tekste antikombëtare që nuk thonë as edhe një fjalë të vetme për 14 shekuj themelorë të historisë sonë, ndërkohë që rendin të japin gjykime deri edhe për shpërthimin vrastar të Gërdecit, duke e quajtur atë thjesht një aksident teknologjik.

Pritëm reagimin e Ministrisë së Arsimit, si institucioni përgjegjës që duhet t'u garantojë djemve e vajzave tona cilësinë e një edukimi kombëtar e modern, në liri të plotë gjykimi, por ministria e "epokës së re" të Sali Berishës reagoi duke e mbrojtur tekstin në fjalë me një gjuhë po aq të rreme sa edhe argumentet e tekstit" deklaroi sot Shmaku.

"Kështu pra, në këtë vend nuk po ka më institucione që bëjnë punën tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e Gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit, për të cilin ende nuk ka folur drejtësia.

Nuk ka institucione, por thjesht shërbëtorë të zellshëm të neo-diktatorit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, Hoxha, zgjedh ta instalojë diktaturën përmes manipulimit të historisë kombëtare dhe ta përhapë këtë manipulim përmes edukimit shkollor" shtoi më tej Shamku.

Sipas ky, nuk është më një problem teknik i standardeve të teksteve, por një ogur i zi politik e ideologjik i rrezikut që kërcënon sërish, pas 19 vjetësh, demokracinë e brishtë të këtij vendi.

k.k//NOA

Â

KOMENTE