Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reuters: Enciklopedia e FYROM po ndez tensione etnike në Ballkan
English

Reuters: Enciklopedia e FYROM po ndez tensione etnike në Ballkan

Shkup, 24 Shtator, NOA/Reuters - Institucioni më i lartë akademik i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), është tërhequr duke deklaruar se ka vendosur të rishikojë versionin e enciklopedisë, pas protestave të shqiptarëve të vendit ballkanik, si dhe nga shtetet fqinje Kosova dhe Shqipëria, shkruan sot Reuters në një raport special.

Konflikti ka nxjerrë në dritë balancat ende të brishta etnike, të cilat çuan në përleshje të armatosura në FYROM në vitin 2001 dhe në luftëra gjatë viteve '90 në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Enciklopedia e Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Artit shkaktoi zemëratë të gjerë publike, pasi sipas saj shqiptarët etnikë ishin vendosur në këtë rajon në shekullin XVI-të. Shqiptarët janë banorë autoktonë të këtij rajoni shumë më përpara se të fillonin dyndjet sllave disa shekuj më parë. Dokumenti i referohej gjithashtu Ali Ahmetit, liderit të kryengritjes së shqiptarëve etnikë në vend në vitin 2001, duke e konsideruar si një të dyshuar për krime lufte. Ahmeti aktualisht është kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, që është partner në koalicionin qeverisës të vendit. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte me seli në Holandë, ka zhvilluar hetime për barbarizmat e kryera gjatë konfliktit, por asnjëherë nuk ka implikuar Ahmetin. "Ndërkohë që enciklopedia do të rishkruhet pjesërisht, botimi i saj nuk do të tërhiqet", - u shpreh Georgi Stardelov, shefi i komisionit të redaktimit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni, përmes një deklarate të posaçme për mediat një ditë më parë. Botimi i librit u promovua javën e kaluar si një dokument themelor kombëtar gjatë një ceremonie, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedon, Nikola Gruevski. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shprehur se enciklopedia ishte "absurde dhe e papranueshme" dhe ka paralajmëruar presidentin maqedonas George Ivanov, se "askush nuk mund të ndërtojë një "identitet të bazuar mbi shtrembërimin dhe deformimin e historisë". Në Kosovë, vend i cili ka çështje kufitare ende të pazgjidhura me Maqedoninë (FYROM-in), kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi deklaroi se Shkupi "po vetizolohet dhe po krijon armiq". Shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë së FYROM-it, vendit me afro dy milionë banorë, që në vitin 1992 u shkëput në mënyrë paqësore nga ish-Republika Federative e Jugosllavisë.

Në vitin 2001, shqiptarët etnikë nisën një kryengritje të armatosur që përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Perëndimi, sipas së cilës do të braktiseshin armët në këmbim të të drejtave më të gjera për shqiptarët dhe përfshirjen e tyre në shoqëri, një fakt që nuk është mirëpritur nga maqedonasit, të cilët janë sllavë. Disa akademikë maqedonas kritikuan enciklopedinë duke e quajtur si një hartim tepër të nxituar dhe të motivuar politikisht.

"Asnjë enciklopedi nuk mund të hartohet nën influencën e politikanëve", - deklaroi Milan Gjurcinov, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

"Ky botim ka lidhje me politikën dhe kjo nuk është diçka e mirë", - shtoi ai. Gjurcinov paralajmëroi se një konflikt i ngjashëm mes akademikëve serbë dhe kroatë në vitet '80 kontribuoi në shtimin e nacionalizmit, që çoi në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë.

e.r/NOA

KOMENTE