Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: SHBA i kemi aleatë, BE do të na heqë vizat
English

Berisha: SHBA i kemi aleatë, BE do të na heqë vizat

Nju Jork, 26 Shtator NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte sot në bursën e famshme të Nju Jorkut, Nasdaq, ku në mënyrë simbolike i ra çangës që lajmëronte mbylljen ditore të institucionit financiar.

Në mjediset e Burës, Berisha dha një intervistë të shkurtër për TVSH, ku deklaroi se kishte në plan të bindte Presidentin e SHBA që të vijë në Shqipëri.

Më poshtë vijon intervista:

Ju keni mbyllur bursën e Nasdaq në mënyrë simbolike, por kur do të hapni realisht, bursën e Shqipërisë?

Ishte një moment solemn, me një simbolikë shumë të fuqishme. Imagjinoni ju, kryeministri i Shqipërisë të mbyllë ditën e bursës më të fuqishme dixhitale të botës, më transparente, bursës që liston 3200 kompani të teknologjive më të avancuara, kompani që kanë ndryshuar faqen e botës. Natyrisht e para gjë që më erdhi ndër mend, përveç suksesit të madh të kapitalizmit ishte NASDAQ-u shqiptar dhe kompanitë shqiptare të listuara në NASDAQ. Nga 35 vende ndodhen kompani të listuara. Kam besimin më të madh te gjenia e iniciativës së lirë të biznesit shqiptar se nuk do të jetë e largët dita, kur kompanitë shqiptare të listohen me kompanitë e tjera botërore në bursën më të fuqishme më transparente, më dixhitale të planetit.

Këshilli i Sigurimit ka patur dje një diskutim mjaft të rëndësishëm. Si e përcollët?

Mendoj se momenti më kulmor dhe suksesi më i madh i këtij sesioni, ishte seanca e djeshme e Këshillit të Sigurimit, seancë e cila u zhvillua një ditë pasi presidenti Obama, presidenti Sarkozy, presidenti Hu Jintao, presidenti Medvedev, kryeministri Gordon Broën shprehën qëndrimet e vendeve të tyre për problemet madhore politike të botës. Ajo ç'ka spikati në fjalën e presidentit Barak Obama, i cili analizoi në fjalën e tij 4 shtylla përcaktuese për të ardhmen e njerëzimit dhe si shtyllë të parë presidenti paraqiti çarmatimin bërthamor, si një kusht përcaktues për të zvogëluar aftësitë vrasëse të njeriut. Po në këtë linjë, një ditë prapa, u mblodh Këshilli i Sigurimit, i kryesuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për shkakun se kryesinë e këshillit e kanë Shtetet e Bashkuara në këtë muaj dhe të pranishëm qenë kryetarët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, por edhe presidentë apo kryeministra të vendeve anëtare të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit. Presidenti Obama bëri sërish një ekspoze. Në fjalën e tij, ku theksoi se për të për ardhmen e paqes dhe njerëzimit një rëndësi parësore ka çarmatimi bërthamor. Fjala e tij u mbështet fuqishëm nga kryetarët e vendeve dhe të qeverive të pranishëm në sallë.

A mendoni të arrini ta bindni presidentin Obama ta vizitojë Shqipërinë? Duket se keni gjetur tashmë edhe një aleate të fortë, bashkëshorten e tij...?

Unë mendoj se Presidenti dhe First Lady, do të vizitojnë Shqipërinë dhe ajo çka unë konstatova në atë bisedë të shkurtër, ndjenjat më miqësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti dhe zonja e parë na thanë se ne në Çikago kemi punuar me shqiptarë dhe kemi përshtypjet më të mira. E sigurova presidentin se në Shqipëri do të gjejë një komb mik që e do shumë presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara dhe se vizita e tij pritet nga të gjithë shqiptarët.

A ka ndonjë gjë nuk shkon në Bashkimin Europian përsa i përket shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë?

Absolutisht, ekziston vullneti i plotë i këtyre vendeve dhe jam i bindur se shpejt do ta shqyrtojnë dhe do të japin përgjigjen më të mirë, pozitive për Shqipërinë.

Edhe për vizat?

Edhe për vizat jam shumë i sigurt. Ka një skedulë, ka një axhendë për to, e cila po zhvillohet sipas përcaktimeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Ne po ecim me pasaportat biometrike. Nuk mund të mohohet se kemi qenë më mbrapa se vendet fqinje me këto dokumente që janë shumë të rëndësishme dhe Komisioni Europian ka tendencën ta vlerësojë këtë dhe jo ta injorojë një të tillë. Pra unë jam fare optimist se nuk ekzistojmë më probleme politike, janë teknikalitete që kërkojnë të zgjidhen dhe Shqipëria, brenda vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie, do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave.

KOMENTE