English

Gjen vdekjen në burg i dënuari për trafik droge, dyshohet mbidozë narkotike

Tiranë, 25 Shtator NOA - Një burrë, i dënuar për trafik droge është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së zakonshme të Rrogozhinës, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima është D.Hajdari, 49 vjeç, nga qarku Fier. Ai u gjet pa jetë në qelinë e tij në burgun e Rrogozhinës, nga gardianët gjatë inspektimit rutinë sot paradite.

Policia tha se nga hetimet e para, dyshohet që vdekja e 49-vjeçarit të ketë ardhur nga përdorimi i mundshëm i lëndës narkotike duke kaluar në mbidozë, por vdekja natyrale po hetohet gjithashtu si pistë.

e.r/NOA

Â

KOMENTE