English

Mlladiç ende i lirë? Bën gati dorëheqjen pranë Hagës bashkëpunëtori serb

Beograd, 25 shtator NOA-Koordinatori i ekipit për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, Rasim Lajiç, ka thënë se do të japë dorëheqje në fund të vitit nëse Beogradi dështon ta arrestojë të kërkuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Lajiç, që është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, qe zotuar se Mlladiçi do të kapet para fundit të 2009-tës.

Mediat serbe citojnë Lajiçin të ketë thënë, se nëse nuk ndodh kjo, atëherë ai do t'i mbajë pasojat.

Ratko Mlladiç, mbahet përgjegjës për masakrën e Srebrenicës dhe bombardimin e Sarajevës gjatë luftës së vitit 1992-1995.

KOMENTE