Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDSH mbledh kryesinë, shpall 6 emrat non grata , ish anëtarë të kësaj partie
English

PDSH mbledh kryesinë, shpall 6 emrat "non grata", ish anëtarë të kësaj partie

Shkup, 25 shtator NOA-Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare ka shpallur të premten listën e personave të padëshirueshëm, të cilëve u ndalohet kthimi në këtë parti.

Krerët më të lartë të PDSH-së vendosën linjën e zezë për disa emra dhe ish-deputetë të saj që braktisën radhët e kësaj partie dhe shkuan në parti tjera.

 Në këtë listë emrash janë përfshirë: Imer Selmani, Daut Rexhepi, Sulejman Rushiti, Flora Kadri, Abedin Zymberi dhe Besim Dogani.

Nisma për këtë vendim është bërë nga një grup anëtarësh të kryesisë qendrore, ku u kërkua që këta individë të mos kthehen asnjëherë në PDSH.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se vendimi i kryesisë ka qenë i prerë, edhe përkundër asaj se të gjithë deputetët e larguar kanë dërguar njerëz që të ndërmjetësojnë tek ai personalisht që t'i rikthejnë në PDSH.

Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se nuk mund të kthehen në gjirin e partisë amë njerëz që janë në shërbim të strukturave sekrete për shkatërrimin e kësaj partie.

KOMENTE