English

Rama: Qeveria ka futur vendin në krizë ekonomike dhe demokratike

Tiranë, 25 shtator NOA - Një ditë para zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste, kreu në detyrë i kësaj partie Edi Rama, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku akuzoi qeverinë se ka futur vendin në një krizë të rëndë ekonomike dhe demokratike.

"Shqipëria po përjeton një krizë të thellë ekonomike dhe demokratike.

Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin të përballet me këtë krizë të rëndë.

Partia Socialiste vë alarmin për rrezikun që i kanoset demokracisë nëse kapitulli dramatik i 28 qershorit mbyllet pa marrë vesh të vërtetën e kutive të votimit.

PS do të luftojë me gjithë fuqinë e saj për rivendosjen e drejtësisë kur interesave të një grushti njerëzish që janë ngritur kundër drejtësisë dhe gjykatave.

Qeveria është kthyer në një strehë njerëzish që kërkohen nga drejtësia dhe populli" deklaroi sot kreu i PS-së, Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE