English

Sherr me thika në Tiranë, plagosen rëndë dy vëllezër

Tiranë, 25 shtator NOA - Një sherr për motive të dobëta për pak ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi për një familje në Tiranë pasi dy vëllezër u qëlluan me thikë nga agresori i tyre.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën "Frosina Plaku" në Tiranë kur Jetnis Dollapi 33-vjeç ka qëlluar me thikë dy vëllezërit Euglend dhe Julindo Meço të moshës 26 dhe 22 vjeçarë.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, të sinjalizuar për ngjarjen mbërritën menjëherë për të zbuluar motivet dhe autorin e plagosjes së dyfishtë.

Pas hetimeve paraprake policia mundi të identifikonte dhe të arrestonte si autor të dyshuar 33-vjeçarin Jetnis Dollapi.

Ndërsa dy vëllezërit e plagosur u transportuan në Spitalin Ushtarak dhe pas ndërhyrjes së mjekëve arritën ti shpëtonin rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe 33-vjeçarit.

Ky i fundit u arrestua për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" ndërsa për veprën penale të "dëntimeve të tjera me dashje" do të ndiqen në gjendje të lirë dy vëllezërit Euglend dhe Junildo Meço.

k.k/NOA
KOMENTE