Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takohet me Ambasadorin e Suedisë: Kam ftuar opozitën të vijë në Kuvend
English

Topalli takohet me Ambasadorin e Suedisë: Kam ftuar opozitën të vijë në Kuvend

Tiranë, 25 shtator NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim, ambasadorin e Suedisë, Lars Freden.

Duke u ndalur në zhvillimet e fundit në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që në 28 qershor Shqipëria zhvilloi zgjedhje të lira, me një infrastrukturë moderne të aplikuar për herë të parë, e që morën vlerësimet pozitive nga OSBE, KE e institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

"Procesi zgjedhor në 93 për qind të qendrave të votimin u vlerësua mirë dhe shumë mirë" tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që sistemi zgjedhor dhe Kodi i propozuar nga opozita, ndërtimi i Komisionit Qendror u votuan me konsensus në parlament. Komisionerët e majtë e të djathtë si asnjëherë më parë firmosën në procesverbalet e zgjedhjeve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi në unanimitet rezultatin përfundimtar.

Duke theksuar rolin thelbësor të parlamentit si pushteti i drejtpërdrejtë i sovranit, Kryetarja e Kuvendit, nënvizoi se prania e opozitës në parlament është shumë e rëndësishme për vetë opozitën por edhe për vendin duke shtuar se e ka ftuar vazhdimisht opozitën të vijë në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit tha se "Parlamenti është vendi i debatit, vendi i negociatave dhe i konsensusit. Katër vitet e mandatit të kaluar janë dëshmi e konsensuseve të mëdha të arritura."

Më tej biseda u ndal edhe në liberalizimin e vizave dhe kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, ku Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë në afrimin e vendit tonë me Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Kuvendit përshëndet deklaratën e presidencës suedeze për vlerësimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE