Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
80 vjet Spitali Ushtarak, Topi i akordon Urdhrin Nënë Tereza
English

80 vjet Spitali Ushtarak, Topi i akordon Urdhrin "Nënë Tereza"

Tiranë, 26 shtator NOA-Në 80 vjetorin e krijimit të tij, Spitalit Ushtarak Qendror i është dhënë urdhri "Nënë Tereza".

Me këtë rast në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura, mjekë, ushtarakë e specialistë u mblodhën në një ceremoni përkujtimore.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes bëri të ditur se në ceremoni ishte i pranishëm dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së Gjeneral brigade, Maksim Malaj.

Pas vlerësimit të punës së mjekëve, specialistëve dhe gjithë punonjësve që kanë punuar ndër vite në këtë spital, gjeneral brigade Maksim Malaj shprehu mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit mjekësor ushtarak.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, i dorëzoi drejtorit të këtij spitali Urdhërin "Nënë Tereza", akorduar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për Spitalin Ushtarak Qendror Universitar.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, mjekë ushtarakë veteranë, punonjës të këtij spitali, etj.

 Spitali Ushtarak Qëndror Universitar është themeluar 80 vjet më parë, më 26 shtator 1929, në një godinë dy katëshe, aty ku sot është spitali civil kirurgjikal, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

 Spitali Ushtarak u transferua në vendodhjen aktuale, në Laprakë, në vitin 1957. Gjatë viteve ka pasur emërtime të ndryshme, por në vitin 2002, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai u emërtua Spitali Ushtarak Qendror Universitar.    Â

 Sot SUQU është një nga institucionet mjekësore më të rëndësishme në vend, i njohur për traditën, eksperiencën e krijuar ndër vite, si dhe për kontributin në zhvillimin e mjekësisë shqiptare.

SUQU ka një kapacitet prej rreth 222 shtretër dhe një personel prej 377 punonjës

Â

KOMENTE