Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojkoti i opozitës, reagon PS: Berisha të përballet me përgjegjësitë
English

Bojkoti i opozitës, reagon PS: Berisha të përballet me përgjegjësitë

Tiranë, 26 shtator NOA-Thirrjes së Partisë Demokratike përmes n/kryetarit të saj, Aldo Bumçi, Â për të hyrë në parlament, selia rozë i është kundërpërgjigjur menjëherë.

Sipas zëdhënëses së PS, Armela Imeraj, PS ka dhënë gjithçka për NATO e BE, tani është koha që Berisha të përballet me përgjegjësitë.

"Sali Berisha e la Shqipërinë të fundit në rrugën e liberalizimit të vizave sepse u mor me pasurimin e familjes së tij jo me plotësimin e kushteve për proces.

Opozita ka dhënë gjithçka për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sot është koha që Sali Berisha të përgjigjet për zgjedhjet e deformuara, drejtësinë e gjunjëzuar dhe ekonominë në rrënim", u shpreh Imeraj.

Sipas opozitës, as fajësimi që asaj i bëhet, as martesa me Metën dhe as krushqia me Nanon nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën nga përballja me përgjegjësitë e tij të rënda.

KOMENTE