English

Grabitet me dhunë kazinoja në Tiranë, zhduken një milion lekë

Tiranë, 26 Shtator NOA - Një kazino është grabitur me dhunë në kryeqytet dhe policia pas denoncimit të punonjësit të lokalit të lojërave të fatit që tha se u përball me agresorët, po kërkon t'i identifikojë dhe arrestojë.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit (e Shtunë), rreth 04.00, në rrugën e "Dibrës" te lokali i lojërave të fatit "Kajot".

Burimet policore që shkuan në vendngjarje i thanë agjencisë së lajmeve NOA se morën një informacion përmes denoncimit me telefon se përballë vilës "Gold", është vjedhur me dhunë, nga persona të paidentifikuar, lokali i lojërave të fatit "Kajot".

Denoncimi është bërë nga punonjësi i turnit të kazinosë, F.K, i cili i deklaroi policisë në kallëzimin e tij, se të paktën dy persona të cilët nuk i njihte, hynë në lokal dhe përmes kërcënimeve dhe ushtrimit të forcës, rrëmbyen paratë që gjendeshin atë moment, shuma një milion lekë të vjetra.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer verifikimet dhe tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët për momentin, mbeten të panjohur.

e.r/NOA

Â

KOMENTE