Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partizani pret Besëlidhjen, tifozët më të zemëruar se kurrë
English

Partizani pret Besëlidhjen, tifozët më të zemëruar se kurrë

Ja ndeshjet e sotme

Tiranë, 26 Shtator NOA - Partizani do të tentojë fitoren, si një mundësi për të shmangur krizën e rezultateve, pas rënies në Kategorinë e Parë.

Polemikat e shumta dhe pas disa ndryshimeve në skuadër, të kuqtë mbyllën përgatitjet dhe trajneri Zhupa shpreson që të tijtë do të arrijnë një fitore, për t'i hapur rrugë ngjitjes në klasifikim.

Partizani humbi thellë një javë më parë, me rezultatin 5-0 në Velipojë, por sikur të mos mjaftonte disfata e rëndë, polemikat brenda grupit kanë ndërlikuar situatën te kryeqytetasit.

Pinari është pezulluar, pasi trajneri e shpalli fajtor për humbjen, kurse mungesë tjetër do të jetë Bakalli.

Pa dy lojtarë titullarë dhe pas largimit të disa drejtuesve të klubit, të kuqtë nuk pritet që të mbështeten nga shumë tifozë në këtë ndeshje, por edhe ata pak ultras janë shprehur të indinjuar me paraqitjen e skuadrës, prej së cilës presin kthesën në sfidën e sotme.

Sakaq dy ekipe të tjera pretendente për t'u ngjitur në një kategori më lart, Bylis dhe Lushnja do të kenë nga një ndeshje të vështirë.

Ballshiotët do të udhëtojnë në Skrapar, ku synojnë që të ngjiten në krye, kurse Lushnja pret Pogradecin, një kundërshtar i fortë dhe shihet kjo ndeshja kryesore e javës, të paktën nga rezultatet që kanë dhënë ndeshjet e para.

Kategoria e Parë

Java V (ora 16. 00)

Lushnja-Pogradeci

Elbasani-Kamza

Memaliaj-Turbina

Burreli - Luftëtari

Gramshi - Ada

Partizani - Besëlidhja

Skrapari - Bylis

B. Sport - Sopoti

KOMENTE