English

Rama: Treshja Berisha-Meta-Nano, plan për të minuar zgjedhjet në PS

Tiranë, 26 Shtator NOA - Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, i cili po kandidon për një mandat të ri në krye të partisë më të madhe aktualisht në opozitë, akuzoi mazhorancën e kryesuar nga Berisha dhe Meta dhe "tutorin" e tyre Nano, se tentuan të shkatërrojnë procesin zgjedhor në PS.

Deklaratat e Ramës, u bënë afër mesditës sot, pasi votoi në njësinë numër 2 në Tiranë.

Pas votimit Rama u shpreh se ky është një proces të cilin duhet ta adaptojnë dhe partitë e tjera politike, pasi është një proces ku vendimmarrja e anëtarit të thjeshtë rritet.

Edi Rama pranoi se ky është një proces i natyrshëm e njëkohësisht real e për këtë arsye ka qenë dhe një proces që ka patur vështirësitë e veta.

"Ashtu si kundër ka qenë një proces të cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altoparlantët e tyre kanë bërë çmos që ta përbaltin kanë bërë çmos që ta cenojnë", - theksoi Rama, duke vazhduar:

"Kanë bërë çmos që ta zhvlerësojnë, sepse është një proces i bukur një proces real një proces që tregon në fakt se PS është vërtet forca më e madhe e më demokratike në Shqipëri e se është pa asnjë dyshim një pengesë e pakapërcyeshme për projektin e tyre, për ta kthyer Shqipërinë në një skemë të mbyllur dhe për ta kthyer pushtetin e popullit në një pushtet interesash që s'kanë të bëjnë me interesat e popullit".

Ndërkohë, Rama ka folur edhe për ditën e votimit: "Është një moment i bukur në jetën e një partie, e në këtë rast në jetën e PS që në fakt në Shqipëri është e vetmja forcë politike e cila u jep mundësi të gjithë anëtarëve e anëtareve që të vendosin me votën e tyre për zgjedhjen e kryetarit të partisë, përmes një procesi demokratik që është një proces, mendoj unë, të cilin pa asnjë farë dyshimi në të ardhmen do të duhet ta adaptojnë dhe forcat e tjera politike".

Rama ndërkohë u shpreh optimist duke thënë se "është e pashmangshme që partitë politike në Shqipëri të demokratizohen dhe roli dhe fuqia e anëtarit të partisë të rritet duke filluar nga vendimmarrja e drejtpërdrejtë për kryetarin e partisë".

Disa dhjetëra mijë anëtarë të Partisë Socialiste janë thirrur sot të votojnë për kryetarin e partisë përmes parimit një anëtar një votë. Kandidati për kryetar në këtë garë Edi Rama ka votuar sot.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Lakrori: Unë votova, tani uroj që procesi të zhvillohet normalisht

Votimet, Klosi: "PS po tregon se është forca më e madhe politike në vend"

Zgjedhjet, voton Edi Rama: "Ky proces e bën Partinë Socialiste, më demokratiken në vend"

Sot 82 mijë anëtarë të Partisë Socialiste dalin në votime për kryetarin

KOMENTE