Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Voton kandidati Maqo Lakrori: Çdo gjë duket normale në proces
English

Voton kandidati Maqo Lakrori: "Çdo gjë duket normale në proces"

Tiranë, 26 shtator, NOA - Sapo ka votuar në mjediset e njësisë bashkiake nr. 9, pranë godinës së "Zëri i Popullit" kandidati për kryetar i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas momentit të votimit, mësohet që ai të jetë shprehur se çdo gjë është normale në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri socialist dhe se do të pritet rezultati.

Kandidati Lakrori, përkrah rivalit të tij Edi Rama, përbën elementin e vetëm të garës në Partinë Socialiste për kreun e ri të saj, i cili do ta drejtojë përgjatë katër viteve të ardhshme.

Kjo pasi asnjë kandidat tjetër uk u regjistrua në këtë garë. Edhe Arben Malaj që mund të ishte rival i saj, deklaroi tërheqjen duke e cilësuar atë si një farsë.

n.e/NOA

KOMENTE