English

Aksident, plagosen tre persona pas përplasjes së tre makinave

Tiranë, 27 shtator NOA - Tre të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Fushë Krujë.

Ngjarja rrugore ndodhi kur dy automjete tip-Benz të cilat po udhëtonin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe një fugon drejtuesi i të cilit nuk ishte përgatitur për të bërë manovër në momentin që Benzi që udhëtonte para tij i zuri rrugën pasi u përplas.

Kështu ka qenë e pamundur edhe për drejtuesin e fugonit të shmangte përplasjen.

Nga përplasja e tre makinave mbetën të plagosur rëndë tre persona të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e përplasjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga hetimet e para dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin automjetet.

k.k/NOA

KOMENTE