Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni kosovar në Nju Jork, Serbia notë proteste në OKB
English

Delegacioni kosovar në Nju Jork, Serbia notë proteste në OKB

Beograd, 27 shtator NOA-Serbia ka protestuar kundër vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas agjensisë së lajmeve BBC, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se Beogradi ka dërguar një notë proteste në Sekretariatin e OKB-së dhe ka kërkuar hetim urgjent se si ka ardhur deri te vizita e presidentit Sejdiu.

Serbia pretendon se presidenti dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës janë qytetarë privatë dhe thotë se atyre nuk mund t'u lejohet pjesëmarrja në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Delegacioni i Serbisë ndërkaq i ka bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos e bëjnë këtë dhe të presin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

m.i/NOA

KOMENTE