Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kineasti në pranga, Polonia e Franca i kërkojnë Uashingtonit të ndërhyjë për lirimin e tij
English

Kineasti në pranga, Polonia e Franca i kërkojnë Uashingtonit të ndërhyjë për lirimin e tij

Varshavë, 27 shtator NOA-Polonia dhe Franca do t'i kërkojnë së bashku Uashingtonit lirimin e kineastit Roman Polanski, i ndaluar pas një mandat arresti amerikan në Zvicër.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, lajmi është konfirmuar nga ministri i jashtëm polak, Radoslaë Sikorski.

"Bashkë me homologun francez Bernard Kouchner do t'i drejtohemi sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton që pala amerikane t'i kërkojë Zvicrës të lirojë Roman Polanskin, në mënyrë që ajo të mendojë për përdorimin e mundësisë së faljes nga presidenti Barack Obama.

Në moshën 76 vjeç, regjisori franko-polak është objekt i një procedure të hapur kundër tij nga autoritetet amerikane në vitin 1977, ku nuk ka shkelur më që nga vitit 1978.

Kineasti me origjinë polake, që e kaloi fëmijërinë në geton e Krakovisë, mori shtetësinë franceze në vitin 1976.

KOMENTE