Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shqiptar në Greqi lidh fëmijën pas makinës dhe e torturon se nuk e dëgjonte
English

Një shqiptar në Greqi lidh fëmijën pas makinës dhe e torturon se nuk e dëgjonte

Nga bashkëpunëtori ynë në GreqiLarisa, 27 Shtator NOA - Minuta tmerri për një djalë 14 vjeçar në Larisa të Greqisë, i cili u lidh me litar në makinën e të atit, një 39-vjeçar me profesion piktor, dhe u lëndua për shkak se nuk e dëgjonte babanë që e qortonte.

Burimet policore, thanë se emigranti 39-vjeçar, me leje të rregullt qëndrimi, ka pranuar ngjarjen duke deklaruar se ishte detyruar ta lidhte të birin në makinë dhe më tej të lëvizte nëpër rrugë në atë gjendje, sepse ishte i pabindur dhe shpesh kur e qortonte, nuk e dëgjonte.

Policia mësoi për ngjarjen pas telefonatës së një fqinje të familjes emigrante e cila tregoi se po shihte të ecte nëpër rrugë, një makinë me fëmijën e lidhur nga pas i cili klithte nga dhimbjet dhe qante.

Policia tha se hetoi në vendngjarje dhe mblodhi dëshmitë e fqinjëve, kalimtarëve, autorit të dyshuar dhe fëmijës së tij.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Shën Thoma, lagje e qytetit Larisa në Greqi, ku familja shqiptare jeton prej afro tetë vjetësh.

Prindi 39 vjeçar ka shkuar pasdite në shtëpi ku jeton me gruan dhe djalin adoleshent dhe ka pikasur të birin në gabim. Menjëherë e ka qortuar, por duket se irritimi ishte i fortë sepse babai i është hakërryer të birit 14-vjeçar duke u hakmarrë për faktin se ishte i pabindur.

Prindi e ka marrë të birin, e ka vendosur në pjesën e parme të makinës dhe e ka lidhur me një litar.

Pasi u sigurua se e kishte lidhur mirë të birin, është futur në sediljen e shoferit, ka ndezur motorin e makinës dhe ka nisur të ecë, duke e detyruar të ulërasë nga frika, dhimbjet dhe turpi i një skene të tillë.

Ndërsa kishte përshkuar disa metra, fqinjët kanë përjetuar pamjet e frikshme dhe disa prej tyre kanë rendur duke i thirrur shoferit të makinës, me qëllim që të ndalej.

I ndikuar nga klithmat e fëmijës por edhe thirrjet e njerëzve që shihnin të trembur skenën, babai ka ndalur makinën por frenimi ka shkaktuar rënien në tokë të fëmijës duke shkaktuar lëndimin e tij.

Duket se prindit i janë zgjuar sërish ndjenjat atërore sepse ka dalë me shpejtësi nga makina, ka zgjidhur të birin dhe e ka futur në sediljen e pasme të pasagjerit.

Pak minuta më vonë në vendngjarje mbërriti policia e cila ndaloi të dyshuarin dhe dërgoi në spitalin rajonal 14-vjeçarin i cili iu nënshtrua mjekimit pa asnjë rrezik për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje dhe më tej gjatë rrëfimit para gjyqtarit të gatshëm në Gjykatën e Larisas, 39 vjeçari ka pranuar se ishte i vetëdijshëm në atë që kishte bërë, duke pohuar se ishte i ndikuar së pari nga fakti që kishte pirë disa birra duke u përballur i dehur me të birin dhe së dyti, sepse djali shpesh nuk e dëgjonte kur e qortonte.

Babai 39-vjeçar, ka shpjeguar se e kishte kryer atë akt duke dashur që t'i tërheqë vëmendjen të birit se nuk duhet të ishte i pabindur dhe të mos sillej më si djalë i padëgjueshëm ndaj prindit.

Fqinjët e të dyshuarit, i thanë policisë, se 39-vjeçari asnjëherë më parë nuk ishte konstatuar të ushtronte dhunë ndaj të shoqes shqiptare dhe të birit, por disa herë kishin parë që ai ta qortonte 14-vjeçarin.

Me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje, 39-vjeçari iu dorëzua hetimit penal të prokurorisë dhe kaloi për shqyrtim në gjykatë, ku kërkoi gjykim të përshpejtuar që iu pranua duke aplikuar ndjekje në gjendje të lirë.

Policia tha se fëmija, pas mjekimit, po i nënshtrohet kujdesit përmes asistencës sociale shtetërore e cila në vazhdim do të kontrollojë në familje, ecurinë e fëmijës së dhunuar dhe do të ofrojë mbështetje psikologjike.

/n.s/b.a/NOA/

KOMENTE