Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazhet në Gjermani: Kancelarja Merkel fiton mandatin e dytë, pjesëmarrja vetëm 30 për qind
English

Sondazhet në Gjermani: Kancelarja Merkel fiton mandatin e dytë, pjesëmarrja vetëm 30 për qind

Berlin, 27 Shtator NOA - Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ka fituar një mandat të dytë sot, në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vend, për herë të parë nën monitorim nga OSBE.

Votimet u mbyllën para disa minutash dhe paraprakisht rezulton se në to ndër 62 milionë gjermanë të thirrur për të ushtruar të drejtën e votës, vetëm rreth 30 për qind morën pjesë.

Sondazhet që publikoi televizioni ARD dhe ai ZDF, tregojnë se Anxhela Merkel ka fituar të drejtën për të qeverisë vendin me një mandat të dytë.

Kancelarja konservatore pritet të krijojë një koalicion të qendrës së djathtë me liberalët, sipas sondazheve pas daljes nga qendrat e votimit. Konservatorët (CDU/CSU) e Merkelit dhe aleatët e saj të favorizuar, liberalët e FDP-së fituan një shumicë të konsiderueshme vendesh, deri në 324 ndër 528, thuhet në të dhënat afërsisht të ngjashme të publikuara para pak nga ZDF dhe ARD që kishin pajtuar kompani të specializuara për sondazhe zgjedhore.

e.r/NOA

Â

KOMENTE