Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, PS nxjerr rezultatin paraprak: Rama fitues, ka marrë 93 për qind të votave
English

Zgjedhjet, PS nxjerr rezultatin paraprak: Rama fitues, ka marrë 93 për qind të votave

Tiranë, 27 shtator NOA - Partia Socialiste ka lëshuar sot pak pas mesditës një deklaratë për shtyp me anë të së cilës bën publike rezultatet paraprake jo zyrtare të 37 Komisioneve Rajonale, nga ku rezulton fitues kandidati Edi Rama me 51.000 vota.

"Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste të Shqipërisë njofton rezultatet paraprake jo zyrtare (përfundimtare) të administruara në mënyrë operative nga 37 Komisionet Rajonale, sipas të cilave rezulton se:

Në datën 26 Shtator 2009 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Socialiste, në 383 njësi vendore, në të cilat u hapën 386 qendra votimi

Nga informacioni paraprak jo zyrtar rezulton se në zgjedhje morën pjesë rreth 56.000 anëtarë të PSSH së.

I shprehur në përqindje pjesëmarrja e anëtarëve të PSSH-së rezulton se në këto zgjedhje ishte mbi 65 %". thuhej në deklaratën e lëshuar nga PS.

Sipas deklaratës së PS-së, për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51.000 anëtarë ose rreth 93% e anëtarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin Maqo Lakrori kanë votuar rreth 3700 anëtarë ose rreth 6.7 % e pjesëmarrësve në këtë proces.

"Deri në këto momente janë administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor të 20 komisioneve zgjedhore rajonale, materiale të cilat janë duke u administruar konform rregullave të Kodit Zgjedhor nga ky Komision.

KZP është në pritje të dokumentacionit edhe të 17 rretheve për shkak të largësisë.

Nga të gjitha vëzhgimet dhe informacionet e ardhura pranë Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, është konstatuar se procesi është zhvilluar  në normalitet të plotë dhe tërësisht në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të PSSH-së" bën të ditur me tej PS.

k.k/NOA

Â

KOMENTE