Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron Imzot Rrok Mirditën me rastin e 70-vjetorit të lindjes
English

Presidenti Topi uron Imzot Rrok Mirditën me rastin e 70-vjetorit të lindjes

Tiranë, 28 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Arqipeshkvit i Metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Arqipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së prelatit të shquar shqiptar.

"I nderuar Imzot Rrok Mirdita, Është një kënaqësi e veçantë që në këtë 70- vjetor të ditëlindjes tuaj të përfitoj nga rasti për t'ju uruar jetë të gjatë, plot shëndet, energji dhe kurajo në përmbushjen e misionit tuaj të shenjtë në krye të Kishës Katolike në Shqipëri!" thuhej në mesazhin e presidentit.

"Në këtë ditë të shënuar, duke pasur parasysh veprimtarinë tuaj të pakursyer në shërbim të Zotit, të ruajtjes dhe pasurimit jo vetëm të vlerave dhe parimeve shpirtërore, por edhe të virtyteve të rralla njerëzore dhe kombëtare, do të dëshiroja të shpreh dhe një herë mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj në konsolidimin e Kishës Katolike shqiptare, në ringjalljen e besimit fetar dhe shpresës për një jetë e të ardhme sa më të mirë, si dhe për rritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë! Edhe njëqind dhe Zoti ju bekoftë e ju dhëntë forcë, besim e gjallëri në shërbim të Kishës katolike, Shqipërisë dhe kombit shqiptar!" përfundon mesazhin e tij Topi.

k.k/NOA

KOMENTE