Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet vlerësojnë se investimet e Procredit Bank janë të qëndrueshme dhe nxitëse për konkurrentët
English

Autoritetet vlerësojnë se investimet e Procredit Bank janë të qëndrueshme dhe nxitëse për konkurrentët

Tiranë, 29 Shtator NOA foto Update - Banka Procredit, ndër të parat në Shqipëri, në kuadrin e dhjetëvjetorit të saj, njëherësh ka përuruar ambientet e reja qendrore në Tiranë.

Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernard Borhard, drejtori i Bordit Supervizues për Shqipërinë dhe Frankfurtin, Zeitinger, drejtues të bankave të tjera në Shqipëri dhe të tjerë.

Në ceremoni, nëndrejtorja e Procredit Bank Albania (PCB), evidentoi faktin se ky institucion financiar ka investuar për të pasur një godinë bashkëkohore të vetën, krahas zgjerimit të degëve në Tiranë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.

Ndërsa z.Zeitinger, drejtor i Bordit Supervizues për Shqipërinë dhe Frankfurtin, i vuri theksin faktit se investimet në Shqipëri kanë si pikësynim qëndrimin e përhershëm.

"Ne kemi investuar për këtë godinë e cila tregon se investimet tona në Shqipëri kanë vetëm një qëllim, të jemi këtu përgjithmonë", - deklaroi z.Zeitinger.

I pyetur nga agjencia e lajmeve NOA se cilat janë projektet e mëtejshme të PCB në Shqipëri, z.Zeitinger deklaroi se ndër planet më të afërta, është zgjerimi i degëve.

"Ne kemi aktualisht 40 degë në të gjithë Shqipërinë dhe gjatë muajve në vazhdim, synojmë të shtojmë edhe 15 degë të tjera", deklaroi dr. Zeitinger.

Ai ka dhënë vlerësime edhe mbi monedhën shqiptare, duke deklaruar se leku është i fortë, i qëndrueshëm dhe si i tillë, përdoret më tepër nga kjo bankë në marrëdhëniet me klientët, si në depozita, kredi, etj.

"Ne kemi konstatuar gjatë këtyre viteve, se leku është monedha më e qëndrueshme në të gjitha vendet e Evropës Lindore ku ne gjendemi", - theksoi z. Zeitinger.

Ndërsa Guvernatori Fullani, fillimisht bëri një kujtesë mbi ecurinë e PCB. Ai kujtoi faktin se në vitin 1995, erdhi në Shqipëri si investim gjerman, fondacioni financiar FEFAD i cili më vonë u shndërrua në bankë, për t'u bërë më 1999, pjesë e grupit ProCredit Bank i cili përfshin rrjetin e tij në disa vende të botës.

Fullani ka folur dhe për zhvillimet financiare në përgjithësi, duke dashur të japë lajmin e madh siç tha ai, se aktualisht, është kapërcyer totalisht kriza e besimit të shqiptarëve te bankat.

Guvernatori vuri në dukje se depozitat i janë rikthyer rrjedhës normale të një viti më parë, duke siguruar se ky proces do të vazhdojnë në ecuri normale.

Në ceremoni, ka folur edhe ambasadori Bernard Borhard, i cili ka vlerësuar investimin gjerman. Ai sakaq foli dhe mbi zgjedhjen për nj mandat të dytë të zonjës Anxhela Merkel, si kancelare e Gjermanisë.

z. Borhard lajmëroi nga ceremonia për përurimin e godinës së re të PCB, se qeveria e vendit të tij, ndër vendimet e para ka shpallur atë të dyfishimit të ndihmave për Shqipërinë, duke e çuar në 86 milionë euro paketën për Shqipërinë.

Menjëherë më pas, ka folur edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Fillimisht ai ka folur me tone optimiste për tregun bankar shqiptar, duke u ndalur në lëvizjet e ProCredit Bank.

Ai vlerësoi faktin se për herë të parë një bankë private bën një investim të vetin duke ndërtuar posaçërisht një kompleks për zyrat e saj qendrore. Në të vërtetë, ky është rasti i parë që një bankë në Shqipëri ndërton për nevojat e saj një objekt shumëkatësh, pasi në përgjithësi operohet me qiramarrjen, përjashtuar bankave shtetërore që pas privatizimit trashëguan asetet.

/e.k/k.k/NOA/

Më shumë mbi argumentin, lexoni këtu: Kryeministri thotë se investimet bankare tregojnë një sistem solid financiar në Shqipëri

KOMENTE