Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enciklopedia, reagon ashpër dhe Athina zyrtare: Shkupi po shtrembëron historinë
English

Enciklopedia, reagon ashpër dhe Athina zyrtare: Shkupi po shtrembëron historinë

Athinë, 29 shtator NOA-Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë ka sjellë reagime edhe në Athinë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delakulas, Athina akuzon Shkupin si shtrembërues të historisë.

Në deklaratën e Athinës zyrtare, që është një ndër më të ashprat e kohëve të fundit, Delakulas akuzon Shkupin si falsifikator të historisë.

 "Publikimi i materialeve të tilla prej Shkupit, nuk na habit.

Të gjithë e dimë rolin e Akademisë së Shkencave dhe klimën luftënxitëse që ajo prodhon herë pas here.

Qeveria e Gruevskit fshihet mbas kësaj tentative për shtrembërimin e fakteve historike", thuhet në deklaratë.

Reagimi i Athinës erdhi mbas publikimit prej Akademisë Maqedonase të Shkencave të enciklopedisë për historinë e Maqedonisë.

Në të mohohet origjina greke e Aleksandërit të Madh si dhe një sërë faktesh që kanë të bëjnë me krahinën greke të Maqedonisë, madje përmenden edhe pretendime të palës së Shkupit për ekzistencë të minoritetit sllavo-maqedonas në krahinën e Follorinës dhe shkelje të të drejtave të tyre prej shtetit grek, të cilat vazhdojnë deri ditët e sotme.

KOMENTE