Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Historia 12 të tërhiqet nga shkollat, nuk ka kohë për korrigjime
English

PS: Historia 12 të tërhiqet nga shkollat, nuk ka kohë për korrigjime

Tiranë, 29 shtator NOA - Deputetja e PS-së Ledi Shmaku njëkohësisht kryetare e Komisionit të Edukimit, Kulturës dhe Medias ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka kërkuar në emër të PS-së heqjen e librit Historia 12 nga të gjitha shkollat e vendit.

"Dje, porositësi i tekstit të turpshëm të historisë, neodiktatori Sali Berisha, u shpreh se ky tekst paskësh nevojë për korrigjime.

E kështu sot, vasali i tij, Ministri i Arsimit, doli dhe pranoi publikisht se teksti ka probleme dhe do të korrigjohet brenda vitit. Kjo vërteton edhe njëherë atë çka u thamë shqiptarëve: në këtë vend nuk po ka më institucione të lira që bëjnë punën e vet. Nuk ka as ministra" tha Shmaku.

"Ky libër të tërhiqet menjëherë nga të gjitha shkollat e vendit dhe jo të pritet një vit derisa ai të korrigjohet.

Të tërhiqet menjëherë, pasi, siç e kemi denoncuar, ky është një tekst antikombëtar, ku mungojnë 14 shekujt më të rëndësishëm të etnisë sonë, të cilët janë hequr për t'u zëvendësuar nga fletët me sahanlëpirje ndaj porositësit Berisha.

Po ashtu, PS kërkon që të shkarkohet menjëherë zëvendësministri Ministri i Arsimit, Shamata, i cili, fill pas denoncimit tonë, rendi të shpallë se libri është konform gjithë standardeve, porse sulmet ndaj tij janë thjesht politike.

Ne nuk do ta lemë këtë vend të bjerë në kthetrat e një diktature të re të të vjetrit Berisha" përfundoi Shmaku.

k.k/NOA

KOMENTE