Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh
English

Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh

Dyzeldorf, 29 Shtator NOA - Jeta e 80 pasagjerëve shqiptarë është rrezikuar seriozisht pasi avioni me të cilin fluturonin nga Gjermania në drejtim të Prishtinës, u sulmua nga një tufë zogjsh, sikundër duket dhe në këtë foto dramatike.

Ngjarja ka ndodhur dje por mediat nuk kanë arritur të raportojnë, pasi një gjë të tillë ka arritur ta konfirmojë dhe të posedojë fotot, e përditshmja gjermane "Bild".

Ajo raporton sot se aeroplani i tipit "Boeing 737-700" me 80 pasagjerë në bord, shumica dërrmuese shqiptarë, po fluturonte për në Prishtinë, nga Aeroporti i Dyseldorfit.

"Fotot dramatike janë bërë publike pasi avioni i kompanisë "Germanian Airlines" ndeshi një tufë zogjsh, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti", shkruan "Bild".

Tufa e shpendëve u përplas me aeroplanin në momentet që ai po fluturonte me 300 kilometra në orë, bëri që motori në anën e djathtë të dalë jashtë përdorimit.

Aeroplani i u detyrua të kthehej përsëri në pistë, shkruan "Bild".

Ajo thekson faktin se zogjtë, rreth 20 cm të gjerë dhe me peshë rreth 75 gramë, goditën trupin e avionit dhe motorin si një breshëri plumbash.

"Zhurma e motorit u ndryshua në një shpërthim të papritur", i ka thënë gazetës "Bild", një dëshmitare.

Ndërkohë, Jorg Handuerg, zëdhënës i Unionit të Pilotëve - Cockpit, pohoim lajmin dhe shtoi se "ishte një situatë kritike", duke i mëshuar faktit se "megjithatë ky Boeing mund të fluturojë vetëm me një motor".

Pasi ka pësuar goditjen e zogjve, piloti ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u kthyer mbrapa dhe ulur në Dusseldorf, rreth 45 minuta më vonë, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aeroportit, Kristian Uit, i cili saktësoi se njëri nga motorët ishte goditur nga zogjtë, duke theksuar se avioni është tani duke u kontrolluar.

/a.b/e.r/NOA/ - Më shumë foto gjeni te Galeria

KOMENTE