English

Vdes tifozi francez, u sulmua me shufra hekuri

Beograd, 29 shtator NOA - Ndërron jetë tifozi i Toulouse i cili ishte sulmuar nga tifozët e Partizan në Beograd kur dy klubet u përballën për Europa League.

Francezi 28-vjeçar në spital në Beograd pasi ishte lënduar rëndë në ndeshjes në mes Partizan Belgrade dhe Toulouse më datë 17 shtator. "Brice Taton vdiq në orën 10.00 këtë mëngjes" tha zëdhënësi i Qendrës Klinike Drago Jovanovic. Taton mori disa lëndime në gjoks pasi një grup i tifozëve të Partizan e sulmuan atë me shufra hekuri në qendër në një bar të Beogradit më 17 Shtator. Dhuna ndodhi disa orë para ndeshjes.

Toulouse fitoi ndeshjen 3-2.

Në vitin 2007 Partizan ishin të përjashtuar nga Kupa UEFA, tani Liga Europa, pasi tifozët e tyre shkaktuan probleme në rivalët boshnjak Zrinjski Mostar.

KOMENTE