English

Integrimi i Ballkanit në BE, Komisioni Amerikan i Helsinkit vlerëson zgjedhjet në Shqipëri

Uashington, 30 shtator NOA- Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje në Kongresin amerikan një seancë lidhur me sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë seancës, Kryetari i Komisionit të Helsinkit Senator Benjamin L. Cardin, tha se ndërsa Bosnja ka bërë hapa prapa, kërkohet një ri-angazhim më agresiv i SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe një bashkëpunim më serioz mes SHBA dhe BE-së.

Gjatë raportimit për Shqipërinë, zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet janë të angazhuara dhe po ndërmarrin hapa drejt anëtarësimit eventul në Bashkimin Evropian, duke zbatuar reformat e duhura, si e vetmja rrugë drejt integrimit evropian, tha zyrtari amerikan.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Jones tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike, tha Jones. Përsa i takon Kosovës, Jones ka theksuar se suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumetnik vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon, duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Këto komente zyrtari i lartë amerikan i bëri gjatë një seance të Komisionit Amerikan të Helsinkit mbi sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

KOMENTE