Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takohet me ambasadorin e grek, Pazios: Greqia do të mbështesë Shqipërinë drejt BE-së
English

Meta takohet me ambasadorin e grek, Pazios: Greqia do të mbështesë Shqipërinë drejt BE-së

Tiranë, 30 shtator NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Nikolas Pazios.

Në fokus të bisedës së zhvilluar ishte bashkëpunimi dypalësh, proçesi i liberalizimit të vizave dhe aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të dy palët konfirmuan vlerësimin se mes të dy vendeve tona ka një nivel të shkëlqyer të marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, dëshmi kjo e vullnetit politik mes të dy qeverive dhe bazë solide për të vijuar në thellimin e tyre në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet me Greqinë si "prioritare dhe strategjike", edhe në këndvështrimin rajonal ku të ty vendet kanë një përqasje të njëjtë lidhur me perspektivën e vetme evropiane të rajonit si premisë që synon paqen, zhvillimin dhe begatinë e tij.

Gjithashtu ai i ka konfirmuar Ambasadorit grek vullnetin e Qeverisë shqiptare për "vijimësinë dhe dinamizmin e mëtejshëm të dialogut politik dhe kontakteve në nivelet më të larta mes të dy qeverive, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Greqi".

Nga ana e tij, Ambasadori Pazios siguroi se "konsolidimi dhe thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, për vetë marrëdhëniet tradicionale dhe interesave të përbashkëta, është prioritet i natyrshëm dhe afatgjatë i politikës së jashtme të Greqisë".

Ai ka theksuar se "Greqia do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe do të mbështesë pa rezerva integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vullnet ky, tashmë i dëshmuar gjatë anëtarësimit të saj në NATO".    Â

k.k/NOA

Â

KOMENTE