Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet në Oqeanin Paqësor, cunami godet Samoan Amerikane, mbi 100 të vdekur
English

Tërmet në Oqeanin Paqësor, cunami godet Samoan Amerikane, mbi 100 të vdekur

Samoa, 30 shtator NOA-Një tërmet i fuqishëm në Paqësorin Jugor nxiti një cunam masiv, i cili goditi brigjet e Samoas dhe të Samoas Amerikane, duke shkaktuar vdekjen e së paku 100 personave.

Të mbijetuarit u arratisën nga ujërat, duke kërkuar shpëtim në vise më të larta.

Shenjat e shkatërrimit mund të shiheshin në të gjitha anët.

Tërmeti, me një fuqi prej 8.3 shkallë të Rihterit, kishte epiqendrën rreth 200 km larg brigjeve të Samoas, një shtet me rreth 180 mijë banorë, i cili shtrihet ndërmjet Zelandës së Re dhe Havait dhe rreth 190 km larg brigjeve të Samoas Amerikane, një territor i SHBA-së, me 65 mijë banorë.

Katër valë të cunamit, me lartësi prej katër deri gjashtë metra, goditën brigjet e Samoas Amerikane, me ç'rast uji depërtojë në një largësi prej 1.6 km në brendi të territorit të këtij vendi, theksoi Mike Reynolds, intendent i Parkut Kombëtar të Samoas Amerikane.

Zyrtarët e kishin të vështirë të vlerësonin dëmin dhe numrin e viktimave, për shkak të ndërprerjes së komunikimit.

Komisionari i policisë në Samoa, Lilo Maiava, theksoi se policia ka konfirmuar 63 të vdekur, por zyrtarët ende janë duke vazhduar kërkimin në rajonet e shkatërruara, kështu që numri i të vdekurve mund të ngrihet.

Së paku 30 persona kanë humbur jetën në Samoan Amerikane, theksoi guvernatori Togiola Tulafo, duke shtuar se edhe aty pritet që të shtohet numri i të vdekurve.

"Mendoj se askush nuk do të jetë i kursyer nga kjo katastrofë", tha Tulafono.

Në Uashington, presidenti amerikan, Barack Obama, shpalli gjendjen e katastrofës për Samoan Amerikane.

Agjencia Federative për Menaxhimin e situatave emergjente theksoi se ka dërguar ekipe në vendin e ngjarjes, për të ofruar ndihmë dhe për të vlerësuar dëmin.

Kryeministri i Samoas, Tuilaepa Sailele, ishte mjaft i tronditur, gjatë fluturimit nga Zelanda e Re për në kryeqytetin e Samoas, Apia.

"Aq shumë vende janë shkatërruar, aq shumë njerëz kanë vdekur.

Jam tejet i pikëlluar për shkak të këtyre humbjeve", theksoi Sailele.

Edhe autoritetet në Tonga theksuan se së paku gjashtë persona kanë vdekur në këtë ishull, i cili shtrihet në perëndim të Samoas, deklaroi kryeministri i Zelandës së Re, Bill English.

Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd, theksoi se si pasojë e cunamit, kanë vdekur edhe dy shtetas australianë.

KOMENTE