English

Armët bërthamore, takim i nivelit të lartë në Zvicër mes SHBA-së e Iranit

Gjenevë, 1 tetor NOA-Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar sot takimin e nivelit më të lartë mes tyre në tre dekadat e fundit.

Bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit mes Iranit dhe 6 fuqive botërore janë drejtuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana.

Delegacionin amerikan e përfaqësonte n/sekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, ndërsa atë iranian, Saed Xhalili. Vendet perëndimore besojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, por Irani nga ana e tij këmbëngul se po pasuron uranium për qëllime paqësore.

Ndërkohë që zhvillohen bisedimet në Gjenevë, zyrtarët amerikanë thonë se mund të ketë edhe takime kokë-më-kokë mes diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve iranianë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar amerikan sipas të cilit Shtetet e Bashkuara nuk do ta kërcënojnë Iranin me sanksione shtesë në takimin e sotëm.

Por zyrtari tha gjithashtu se Uashingtoni është i gatshëm të bëjë presion për sanksione shtesë më vonë nëse është e nevojshme

Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore ka pohuar se Irani gjendet në anën e gabuar të ligjit, pasi vetëm pak ditë më parë ka deklaruar për një uzinë tjetër ku zhvillohen aktivitetet bërthamore.

Irani nga ana tjetër ka përsëritur se nuk do të heqë dorë nga programet bërthamore.

Â

KOMENTE