Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me Kryetarin e Bashkisë së Torinos
English

Berisha takohet me Kryetarin e Bashkisë së Torinos

Tiranë, 1 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim Kryetarin e Bashkisë së Torinos, Sergio Champarino, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri,  Saba D'Elia, nga Rektori i Universitetit të Torinos, Ezio Pelizzetti, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë së Torinos, Guido Bolatto.

Kryebashkiaku i Torinos falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen dhe u shpreh se ndodhej në Shqipëri në kuadër të interesit torinez për të rritur bashkëpunimin me vendin tonë, duke u nisur dhe nga fakti se Torino është një nga qytetet më të rëndësishëm në Itali, me vlera të mëdha historike, kulturore dhe qendër e madhe industriale dhe kërkimi shkencor.

Kryeministri Berisha u shpreh mjaft i kënaqur që do të kishte një bashkëpunim më të ngushtë me këtë qytet, qendër e fuqishme industriale në Itali dhe më gjerë, duke nënvizuar se këto shkëmbime idesh dhe vlerash do të forcojnë bashkëpunimin me interes të përbashkët mes dy vendeve.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është vendi i shumë mundësive për investime nga kompanitë më të mëdha të kësaj zone për të shfrytëzuar potencialet e vendit në energji, minerale, infrastrukturë etj., si dhe për një bashkëpunim të frytshëm me Universitetin e Torinos në kuadër të politikave të qeverisë, të cilat e shohin me prioritet arsimin e lartë në vend.

Kryebashkiaku i Torinos u shpreh sa ka një interes të kompanive torineze për të investuar në vendin tonë dhe se këto shkëmbime dhe vizita mes autoriteteve do të jenë të vazhdueshme, për të fokusuar interesin e biznesit në fushat më me interes.

k.k/NOA

Â

KOMENTE