Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indonezi, ishulli Sumtara goditet sërish nga tërmeti, numërohen me qindra viktima
English

Indonezi, ishulli Sumtara goditet sërish nga tërmeti, numërohen me qindra viktima

Indonezi, 1 tetor NOA - Ishulli i Sumatrës në Indonezi është goditur sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Brenda 20 orëve të fundit ishulli i Sumatrës u godit nga tërmete të fuqishme të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe me qindra të vdekur e të plagosur.

Të paktën 530 të vdekur janë gjetur deri më tani nga autoritetet e kërkim-shpëtimit sipas të cilëve nën rrënoja gjenden dhe qindra të tjerë.

Stuart Weinstein, zëdhënës për Qendrën Paralajmëruese të Cunameve në Paqësor tha se tërmeti i dytë ishte më i vogël.

"Fatmirësisht ai ishte më afër tokës dhe si rezultat nuk pres të kemi aktivitet të tipit të një cunami. Por ky tërmet nuk do t'i bëjë më të lehta operacionet e ndihmës," tha Weinstein

Ndërkohë që viktimat e cunamit pas tërmetit të parë pritet të kalojnë në 1 mijë.

Nuk ka njoftime të deritanishme për viktima nga tërmeti i dytë, por ai goditi një zonë me popullatë të dendur.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE