English

Rama takohet me kryebashkiakun e Torinos: Të forcojmë lidhjet mes qyteteve

Tiranë, 1 tetor, NOA - Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Bashkisë së Torinos, Sergio Champarino.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë këtij takimi dy homologët kanë diskutuar mbi problematikat e përbashkëta të dy qyteteve, si edhe raportet qqë duhen shpeshtuar mes tyre.

"Lidhja jonë duhet forcuar vazhdimisht", mësohet të jetë shprehur nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Torinos.

Ndërsa kryebashkiaku Edi Rama ka thënë nga ana e tij se duhen forcuar lidhjet mes dy qyteteve, kjo nisur edhe nga fakti pasi ka shumë studentë shqiptarë në Torino.

"E vlerësoj vizitën e Champarinos dhe mendoj se duhen shtuar lidhjet mes dy qyteteve tona", ka pohuar Rama.

n.e/NOA

KOMENTE