Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzimet në KESH, pas raportit të KLSH, ministri Prifti shkarkon Këshillin Mbikqyrës
English

Abuzimet në KESH, pas raportit të KLSH, ministri Prifti shkarkon Këshillin Mbikqyrës

Tiranë, 2 tetor NOA-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, shkarkoi sot Këshillin Mbikqyrës të KESH për shkak të abuzimeve në shoqëri të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë ka emëruar menjëherë Këshillin e ri të drejtuar nga Pjetër Dema.

KLSH ka konstatuar shumë shkelje dhe abuzime me ligjin dhe fondet publike në KESH dhe ka kërkuar masa të rrepta për KM dhe drejtues të Kesh-it.

Ministri Prifti kërkoi në mbledhjen e parë të organit drejtues të shoqërisë analizimin me përgjegjësi të konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen e administrimit të shoqërisë.

Këshilli Mbikqyrës i sapoemëruar i shoqërisë ka në përbërje të tij personalitete të njohura të ekonomisë, energjitekës dhe akademisë.

Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Mbikqyrës zgjodhi si kryetar zotin Pjetër Dema, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë.

Z. Dema ka ushtruar më parë detyrën e zv/ministrit të Energjisë dhe ka qenë kryetar i Entit Rregullator të Energjise.

Anëtarë të tjerë të Këshillit të ri Mbikqyrës janë edhe Jorgaq Kaçani, rektor i Politeknikut, Zef Preçi si edhe ekspertë të tjerë të ekonomisë.

KOMENTE