English

Dy qytete në garë për organizatoret e Lojërave Olimpike të 2016, Rio De Zhaneiro ose Madridi

Kopenhage, 2 tetor NOA-Ende nuk është përcaktuar kryeqyteti që do të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2016, por për momentin bëhen publike dy kandidatura, Â Rio de Zhaneiro në Brazil ose kryeqyteti spanjoll, Madridi.

Komiteti Olimpik në Kopenhage eliminoi në raundin e parë Çikagon, për të cilin presidenti Obama dhe gruaja e tij kishin bërë një kërkesë emocionale.

Tokio u tërhoq kur morri numrin më të vogël të votave në raundin e dytë.

Nëse përzgjidhet Rio de Zhaneiro , do të jetë hera e parë që lojërat zhvillohen në Amerikën e Jugut.

KOMENTE