Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomia e familjeve rëndohet sërish, OSSH rritje 20% çmimit të dritave
English

Ekonomia e familjeve rëndohet sërish, OSSH rritje 20% çmimit të dritave

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 2 tetor NOA - Pronarët e rinj çekë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë kërkojnë që tarifat elektrike të rriten me afro 20 deri 23 %.

Kërkesa është bërë në fund të muajit shtator dhe është dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERT), i cili ka të drejtën ta shqyrtojë.

Të dy institucionet kanë preferuar që të mos e publikojnë kërkesën për ndryshimin e tarifave, por burime pranë dy institucioneve pohojnë se sipas këtij aplikimi, çmimi që do të paguajnë qytetarët do të jetë jo më pak se 10 lekë për kilovat orë, plus tatimin mbi vlerën e shtuar 20%.

Por a do të jetë ky çmimi definitiv i rritjes së radhës, më e larta në vitet e fundit?

Këtë do ta vendosë Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pasi të analizojë faktorët, në fund të muajit dhjetor kur edhe do të përcaktojë tarifat.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2010.

Aktualisht qytetarët paguajnë me dy nivele çmimi, 7 lekë për një konsum deri në 300 kilovat dhe mbi këtë sasi, çmimi arrin në 12 lekë pa TVSH.

Rruga e vetme për të mbrojtur qytetarët nga rritjet e njëpasnjëshme të tarifave është realizimi i premtimit të qeverisë, që TVSH-ja për energjinë nga 20 të ulet në 6 %.

Një premtim ky i parashikuar në mandatin e parë të kabinetit Berisha 1, por që kurrë nuk u konkretizua.

r.l/NOA

KOMENTE