Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Greqia një 34-vjeçar, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë
English

Ekstradohet nga Greqia një 34-vjeçar, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë

Tiranë, 2 tetor NOA - Ekstradohet nga Greqia një 34-vjeçar i kërkuar nga policia për "shfrytëzim prostitucioni".

Ilir Lleshi nga Elbasani u ekstradua dje nga Athina e Greqisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 4 prill të vitit 2005, e ka dënuar atë me shtatë vjet heqje lirie dhe 1 milionë  lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".

Ngjarja për të cilën akuzohet Lleshi ka ndodhur pesë vjet më parë kur ai ka strehuar në banesën e tij në vendin e quajtur "Telemadhia", në Greqi, dy vajza shqiptare me iniciale M.B dhe B.L.

Vetëm pak ditë pasi strehoheshin në banesën e Lleshi, M.B, është detyruar prej tij të prostituojë.

Lleshi i ka kërkuar shtetases M.B të punojë si prostitutë, me pretekstin se kishin nevojë për të ardhur financiare, por kjo kërkesë është refuzuar vazhdimisht prej vajzës.

Pasi nuk ka mundur të bindë me pretekste të ndryshe vajzë, 34-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike mbi të dhe e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale me shtetas grekë.

Policia greke ka ndërhyrë duke i dorëzuar autoriteteve shqiptare vajzën M.B, e cila ka denoncuar më pas tutorin e saj.

k.k/NOA

Â

KOMENTE