Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi ngushëllon familjen e mjekut: Kërkoj me forcë dënimin e merituar për autorin
English

Presidenti Topi ngushëllon familjen e mjekut: Kërkoj me forcë dënimin e merituar për autorin

Tiranë, 2 tetor NOA -Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka reaguar sot për vrasjen e mjekut, Fatmir Thaçi.

Kreu i Shtetit i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi familjarëve të mjekut radiolog, Fatmir Thaçi , cili u vra në Spitalin e Durrësit.

Presidenti Topi kërkoi me forcë që autori i këtij akti të dhunshëm e të pashpirt të vihet sa më parë para drejtësisë duke marrë dënimin e merituar. "Të nderuar familjarë të radiologut, Fatmir Thaçi! Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurit tuaj, e cila iu ndërpre barbarisht teksa kryente detyrën fisnike në shërbim të qytetarëve shqiptarë! Rënia në krye të detyrës e çdo njeriu, aq më shumë e një mjeku është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, për kolegët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët mbështesin bluzat e bardha në misionin e tyre të përditshëm altruist në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së të gjithëve" deklaroi sot Topi. "Me cilësinë e Presidentit të Republikës, por edhe si qytetar, u bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për atë që u flijua me vetëmohim teksa kryente këtë detyrë fisnike e aq njerëzore. Duke ju përcjellë edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta, ju siguroj se të gjithë qytetarët e këtij vendi ndihen krenarë për punën dhe përkushtimin e të dashurit tuaj dhe ndajnë me ju solidaritetin e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme!'' thuhej në mesazhin Kreut të Shtetit.

k.k/NOA

KOMENTE