Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Omejeç
English

Presidenti Topi takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Omejeç

Tiranë, 2 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Jasna Omejeç dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Kryetari i Gjykatës sonë Kushtetuese, Vladimir Kristo. Gjatë bisedës Topi, dhe Omjeçen ndanë mendimin se në mënyrë të natyrshme, institucione të tilla si Gjykatat Kushtetuese njohin dhe përballen dhe me vështirësi, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në sisteme të tjera politike, pasi e tillë është natyra e punës së Gjykatave Kushtetuese.

"Për drejtësinë kushtetuese të një vendi, është shumë e rëndësishme zbatimi i vendimeve te gjykatave kushtetuese", - nënvizoi Presidenti Topi. Në vijim të bisedës, Presidenti Topi e njohu Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Omejeç me ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

"Synimi është të reformojnë sistemin, të garantojnë forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe lirisë kushtetuese të së sistemit gjyqësor", theksoi Kryetari i Shtetit dhe shtoi se "është e rëndësishme harmonia dhe stabilizimi i institucioneve të shtetit dhe shteti, nga ana e tij, duhet të sigurojë garanci për interesat e qytetarëve". Nga ana e saj, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Jasna Omejeç falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe për ekspozenë e përgjithshme të bërë për zhvillimet në vend.

"Besoj tek bashkëpunimi me gjykatat evropiane dhe me organizmat e tjera të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, Gjykatën e të Drejtave të njeriut se ato na tregojnë standardet evropiane që janë shumë me vlerë dhe që provojnë nëse ne jemi të aftë që t'i pranojmë dhe t'i vëmë në jetë", - u shpreh Omejeç.

k.k/NOA

Â

KOMENTE