Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
APEN falënderon kryeministrin Berisha për takimin në SHBA
English

APEN falënderon kryeministrin Berisha për takimin në SHBA

Tiranë, 3 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në New York.

Ky mesazh vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Berisha ishte i pranishëm në një eveniment të zhvilluar në New York nga kjo organizatë për nder të Kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Gjatë kësaj mbrëmjeje Berisha me të rinj e të reja të ardhur nga e gjithë SHBA, të cilët janë shkolluar dhe specializuar në Universitetet më të mira amerikane si dhe operojnë në nivelet më të larta të sipërmarrjes dhe botës akademike amerikane.

"I nderuar zoti Kryeministër Berisha,

Në emër të Rrjetit Shqiptaro-Amerikan të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN), ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në evenimentin që ne organizuam për nderin tuaj në New York.

Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) është krenar që mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim të shumë e shumë profesionistëve dhe sipërmarrësve të cilët u takuan me ju dhe që mundësoi edhe lidhjen e tyre më ngushtë me njëri-tjetrin.

Ky eveniment përbën një tjetër arritje për APEN, e cila që në themelimin e saj në vitin 2006 ka ndërmarrë një sërë iniciativash për komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Ne jemi mirënjohës për mundësinë që patëm për tu informuar nga ju mbi progresin dhe iniciativat e ndërmarra në Shqipëri, në mënyrë që të kemi më të qarta dhe prioritetet për të ardhmen" thuhej në mesazhin që i ka mbërritur kryeministrit, Berisha.

"APEN mbetet e vendosur për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe si sipërmarrjes në Shqipëri dhe do të çojmë më tej bashkëpunimin në zbulimin e hapësirave të reja në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e Atlantikut.

Ne shpresojmë në një dialog të ardhshëm me ju dhe në zhvillimin e evenimenteve të tjera të paharrueshme si ky" përfundon mesazhin APEN drejtuar Berishës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE