Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu takohet me ambasadorin spanjoll: Na mësoni si të ruajmë pyjet nga zjarri
English

Mediu takohet me ambasadorin spanjoll: Na mësoni si të ruajmë pyjet nga zjarri

Tiranë, 3 tetor NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, takoi sot ambasadorin spanjoll në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për implementimin e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruara nga dy vendet.

Ky memorandum konsiston në trajnimet e specialistëve në fusha të ndryshme të mjedisit, veçanërisht në teknologjinë mjedisore.

Ambasadori spanjoll i kërkoi ministrit fushat prioritare në të cilat vendit tonë i nevojitet shkëmbimi i eksperiencave.

Ministri Mediu shtroi si një nga prioritetet, pyjet dhe ruajtjen e tyre nga zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Ai kërkoi mbështetjen për lëvizje konkrete dhe zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi madhor mjedisor.

Një nga pikat e rëndësishme të këtij takimi, ishte arritja e standardeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm.

Ambasadori spanjoll, i shprehu ministrit Mediu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe implementimin e tij në të tëra fushat, veçanërisht në atë arritjeve të standardeve me EU.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE