Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niveli i lartë i papunësisë, Obama: Kemi shumë punë për të rimëkëmbur ekonominë
English

Niveli i lartë i papunësisë, Obama: Kemi shumë punë për të rimëkëmbur ekonominë

Uashington, 3 tetor NOA- Presidenti i SHBA, Barak Obama ka deklaruar se raporti i fundit për papunësinë është një kujtesë se rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë e lehtë.

Sipas tij, shifrat e fundit tregojnë se ai ka më shumë punë për të bërë.

"Që nga periudha e dimrit të kaluar kur ne po humbisnim 700 mijë vende pune në muaj, ne sigurisht që kemi bërë përparim në këtë drejtim.

Por raporti i sotëm për vendet e punës na kujton se përparimi vjen pak nga pak dhe ne duhet ta arrijmë rimëkëmbjen hap pas hapi", është shprehur presidenti Obama.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan për Punën, për shkak të krizës ekonomike, niveli i papunësisë ka shënuar shifrën më të lartë pas 26 vitesh, rreth 9.8 për qind.

Zyrtarët thonë se ekonomia humbi muajin e kaluar 263 mijë vende pune dhe se 15.1 milionë vetë janë tani pa punë.

Mbi 7 milionë vende pune janë shkurtuar që kur filloi recesioni në dhjetor të vitit 2007. Të dhënat e reja po shkaktojnë frikën se papunësia mund të kërcënojë rimëkëmbjen ekonomike.

Â

KOMENTE