Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas zgjedhjeve të së dielës në Greqi, Maqedonia gati të nisë negociatat për emrin
English

Pas zgjedhjeve të së dielës në Greqi, Maqedonia gati të nisë negociatat për emrin

Shkup, 3 tetor NOA-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi që do të mbahen këtë fundjavë dhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kanë riaktualizur çështjen e zgjidhjes së kontekstit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjatë fushatës zgjedhore në Greqi është folur edhe për çështjen e emrit.

Deklaratat e ministres së punëve të jashtme të Greqisë Dora Bakoyannis se suksesi më i madh i qeverisë ka qenë arritja e unitetit të të gjitha partive politike për çështjen e emrit dhe se pa zgjidhjen e emrit Maqedonia mund të ballafaqohet me veto për anëtarësimin e saj në BE, janë pritur me indinjatë të thellë në qarqet politike të Shkupit. As deklaratat e Papandreut s'janë aq shpresëdhënëse Edhe qëndrimet e liderit të PASOK'ut, Jorgos Papandreu nuk kanë qenë aq shpresëdhënëse për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka marrë premtime nga zëvendës sekretari amerikan i shtetit James Streuberg se, pas 4 tetorit, do të intensifikohen bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Presidenti Ivanov ka thënë se për Maqedoninë dy qëllimet strategjike mbeten integrimi në BE dhe NATO.

Ai beson se me ndihmën e mekanizmave të OKB-së, do të zgjidhet kontesti absurd, që, sipas tij, e imponoi Greqia, duke i shkelur obligimet ndërkombëtare.

Kryeministri Nikola Gruevski ripërsëriti qëndrimin se Shkupi në tërë procesin e bisedimeve, ka treguar gatishmëri serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit. Gruevski i gatshëm për zgjidhjen e problemit të emrit "Në këtë moment mund të deklaroj se do të japim gjithçka që varet nga ne që të arrijmë deri tek zgjidhja e problemit, por kuptohet, ne jemi për një zgjidhje nga e cila do të jenë të kënaqura të dyja palët, e ne veçanti qytetarët e Maqedonisë". Ministri i Jashtëm Antonio Milososki vlerëson se absurditeti i politikës greke shkon atje ku s'mban, sepse politikanët grekë marrin të drejtën dhe mendojnë se mund të ndërrojnë emrin e një shteti tjetër. Milososki shprehet për një fqinjësi të mirë me Greqinë "Ky problem ka shkaktuar humbjen e energjisë dhe kohës për të dyja vendet. Jam i mendimit se do të vijë koha që kjo çështje të mbyllet dhe Maqedonia dhe Greqia të zhvillojnë një fqinjësi të mirë si dy anëtare të plota të NATO dhe BE", vlerëson Milososki. Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, ka deklaruar në New York, se në tryezën e bisedimeve ka mjaft ide që Maqedonia dhe Greqia të fillojnë të mendojnë për gjetjen e zgjidhjes.

Gjithnjë, sipas Nimetz, pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, do të rifillojnë bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për harmonizimin e qëndrimeve rreth ideve të tija për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Â

KOMENTE