Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë krizën ekonomike
English

PS: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë krizën ekonomike

Tiranë, 3 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës paralajmëroi se rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike do të zhysë vendin në varfëri.

"Opinioni publik është njohur me rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike.

Jemi të shqetësuar sepse kjo rritje e re e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve të varfra, e familjeve me të ardhura të pakta apo me të ardhura të mesme" tha Beqja.

"Shtrenjtimi i pritshëm me 23 % i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë do të thotë që:

vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit  të energjisë do të bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj të njërit prej pensionistëve në një prej 230 mijë familjeve që përbëhen vetëm nga dy pensionistë

Vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit të energjisë do të marrë ¼ e këstit mujor të ndihmës ekonomike që merr një familje e varfër

Vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit  të energjisë do të marrë 1/7 e këstit mujor të pagesës së papunësisë" shtoi më tej Beqja.

Sipas tij, rritja e çmimit parashikohet edhe për konsumatorët jo familjarë që furnizohen me tension të ulët.

Nga kjo rritje nuk përjashtohet as prodhimi i bukës.

Nëse energjia elektrike përbën të paktën 30 % të kostos së prodhimit të bukës, shqiptarët duhet të përgatiten që si dhuratë për vitin e ri të blejnë bukën të paktën 5 % më shtrenjtë.

"Sipas raportimeve zyrtare të qeverisë shqiptare, kjo e fundit ka dështuar në dy vitet e fundit në skemën subvencionuese të rritjes së çmimit të energjisë në mars 2007. Po sipas deklarimeve zyrtare, në buxhetin afatmesëm 2010 - 2012 nuk është parashikuar asnjë qindarkë për skema të reja subvencionuese për rritjen e çmimit të energjisë

Partia Socialiste i kërkon dyshes Berisha - Meta të bëjë ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2010 në mënyrë që rritja e çmimit të energjisë të mos përballohet vetëm nga buxhetet familjare shqiptare.Â

Partia Socialiste i kërkon Entit Rregullator të Energjisë të vlerësojë me korrektësi e profesionalizëm kërkesën e OSSH dhe i përsërit kërkesën që të ushtrojë kompetencat e tij që faturimi aforfe të ndërpritet sa më parë.

Partia Socialiste do të vazhdojë të jetë në mbrojtje të shqiptarëve, në mbrojtje jo vetëm të demokracisë së cenuar rëndë nga çifti Berisha-Meta, por edhe të interesave të tyre sociale dhe ekonomike të cilat me sa duket nuk janë jo vetëm në agjendën e Sali Berishës, por as në atë të Ilir Metës" përfundoi deputeti socialist Beqja.

k.k/NOA

Â

KOMENTE