Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fituesi, detyrë për rimëkëmbjen e ekonomisë në Greqi
English

Fituesi, detyrë për rimëkëmbjen e ekonomisë në Greqi

Jorgos Papandreu, i biri i ish-kreut të PASOK dhe kryeministrit Andreas Papandreu, kërkon gjithashtu të negociojë me Komisionin Evropian lidhur një pakt të ri trevjeçar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike

Analizë nga AFP

Konservator apo socialist, fituesi i zgjedhjeve legjislative të së dielës në Greqi do të duhet të bëjë shumë përpjekje për shëndoshjen e ekonomisë së prekur rëndë nga kriza financiare dhe për të filluar reformat themelore të kërkuara prej vitesh nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Analistët ekonomikë dhe financiarë paralajmërojnë se nën mbikëqyrjen e evropianëve, nuk do të ketë mëshirë, dhe brenda fundit të muajit duhet të paraqitet në Bruksel një plan rimëkëmbjeje për ekonominë për rivendosjen e ekuilibrave financiarë.Â

Bashkimi Evropian ka filluar në fakt në prill një procedurë gjyqësore kundër Greqisë për deficit shumë të lartë, e dyta brenda pesë vjetëve.

Deficiti publik, i përcaktuar në fillim të vitit në 3,7 për qind, më tej në 5,7 për qind, është vlerësuar tashmë në 6 për qind, sipas ministrit të Ekonomisë, Janis Papathanasiu dhe shumë më tepër sipas ekspertëve evropianë.

Gjithashtu, Greqia duhet të shlyejë gradualisht borxhin e madh publik, që pritet ta kalojë shifrën 100 për qind të PBB-së në fund të vitit, një nga më të lartat e zonës euro dhe që ndikon në të gjithë veprimtarinë ekonomike.

Më tepër se 10 miliardë euro, 5 për qind e burimeve publike, janë akorduar për shërbimin e borxhit ose po aq sa buxheti për shëndetësinë dhe sa dyfishi i atij të arsimit.

Komisioneri evropian për Çështjet ekonomike, Joakin Almunia, u tërhoqi vëmendjen drejtuesve grekë në mes të qershorit që të kontrollojnë "përfundimisht" shpenzimet publike:

"Do ta përsëris vazhdimisht se Greqia është e detyruar të miratojë masa të ashpra dhe rigoroze për të ndaluar çrregullimin sistematik të sektorit buxhetor".

Vendi ishte përfituesi më i madh i fondeve evropiane në vitin 2008 ndër 27 anëtarët e bllokut evropian, me 6,3 miliardë euro subvencione neto (2,68 për qind të PBB-së), u shpreh javën e kaluar Komisioni Evropian.

Për disa vite me radhë, Greqia kishte përfituar nga një rritje e madhe ekonomike prej 4 për qind, kryesisht në sajë të monedhës evropiane.

Tashmë, e përfshirë nga kriza, ajo është në prag të recesionit, pasi dy burimet e saj kryesore, turizmi dhe flota tregtare, janë në vështirësi.

Papunësia është rritur në 8,6 për qind në qershor, kundrejt 7,3 për qind një vit më parë.

Greqia duhet të zbatojë "menjëherë" reforma të rëndësishme për të shëndoshur financat e saj, këmbënguli këtë verë drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn.

Për të arritur përsëri një rritje të lartë ekonomike, "duhet të forcohet fryma e garës dhe të fillojnë menjëherë reforma strukturore të shkallës së gjerë", theksoi ai, duke këshilluar "forcimin e transparencës dhe të efektshmërisë së administratës", "hapjen e tregjeve të mallrave dhe të shërbimeve", si dhe "reforma në tregun e punës".

Dy kandidatët kryesorë, kryeministri konservator Kostas Karamanlis, në pushtet që prej pesë vjetësh dhe kreu i opozitës socialiste Jorgos Papandreu, kanë paraqitur masa diametralisht të kundërta për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Karamanlis premtoi dy vjet politikë rigoroze dhe të ashpër buxhetore dhe forcimin e luftës kundër mashtrimit fiskal.

Ndërsa Papandreu propozoi një nxitje të rritjes ekonomike të vendit nëpërmjet konsumit, duke premtuar një rritje të pagave dhe të pensioneve në vitin 2010.

Ai njoftoi "një plan 100-ditësh" për të nxitur tregjet, për të rritur punësimin dhe për të përmirësuar financat publike.

Jorgos Papandreu, i biri i ish-kreut të PASOK dhe kryeministrit Andreas Papandreu, kërkon gjithashtu të negociojë me Komisionin Evropian lidhur një pakt të ri trevjeçar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike.

KOMENTE